Ditën e sotme u zhvillua një ceremoni mirënjohjeje kombëtare për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.Kreu i qeverisë, Edi Rama, dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes Publike dhe Vlerësimit Profesional disa prej heronjve në betejën ndaj zjarreve.

Ai u shpreh se dekorimi është një “Shenjë simbolike mirënjohjeje dhe mesazh për të gjithë këtë trupë që meriton nderimin më të posaçëm”.“Beteja e zjarreve që përfshiu territore të konsiderueshme të territorit tonë ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh, një kronikë dramatike, por me nota stërmundimi përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor, që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.Mes të dekoruarve me Yllin e Mirënjohjes Publike ishte edhe Komisar Agim Troci, i cili u plagos vetë pasi shpëtoi disa banorë të bllokuar nga zjarret.Yllin e Mirënjohjes publike e morën edhe koloneli Gëzim Marku dhe nënkoloneli Ervin Buzi.
Mirënjohje Publike, Vlerësim Profesional dhe Medalje Ari, morën: Inspektor Klajdi Mustaj, Nënkolonel Euklid Jemini, Nënkolonel Vladimir Nasufi,Ilirjan Hasanaj, Zjarrfikës Klodian Fishta, Zjarrfikës Ahmet Beqo, Zjarrfikës Besnik Hasani, Kryeinspektor Ilir Llapushi, Zjarrfikës Ilir Sinani.
Medalje Argjendi morën: Nënkomisar Eridion Lame, Inspektore Laura Leka, Nënkolonel Aleksander Sine, Major Ermal Radomi, TogerSaimir Shemi, Rreshter Indrit Shehi, Tetar Vasil Leno.
Medalje Bronzi: Oficer Andi Gjura, Nëntoger Denis Gaba, Rreshter Granita Hasanaj, Ushtar Brisild Xhaçka
©️zërionline


