Bardhyl Kaloshi, Jeta që u ndërpre mes ujërave dhe pakujdesisë

Date:

Share post:

Nga një mëngjes i zakonshëm, drejt një fundi tragjik.Ishte ora rreth 06:30.

Bardhyl Kaloshi, 43 vjeç, ishte një nga ata njerëz që nuk bënin zhurmë, por që linin gjurmë në familje, në punë, në përditshmërinë e atyre që e njihnin si njeri të heshtur, të përkushtuar dhe të palodhur.

Punëtor ndërtimi prej vitesh, ndonëse mbante statusin “invalid”, ai nuk kishte reshtur kurrë së punuari. Ishte shtylla e familjes, një familje me tre fëmijë, njërin prej tyre tashmë te martuar. Por ai nuk e njihte fjalën “lodhje” apo “mjafton”. Ngrihej herët çdo mëngjes dhe dilte për të siguruar kafshatën e ditës me dinjitet, pa u ankuar.

Ishte pikërisht kjo përditshmëri që e nxori edhe mëngjesin e së enjtes në rrugë. Në përpjekje për të kaluar një rrugë të përmbytur në lagjen nr. 5 në Durrës, Bardhyli nuk e dinte se asaj rruge ku kalonte vazhdimisht i ishte shtuar një tjetër rrezik: një shtyllë ndriçimi me probleme, për të cilën bizneset pranë kishin paralajmëruar prej ditësh, por askush nuk ishte kujdesur. Kontakti i rastësishëm me të, ndërsa po përpiqej të shmangte ujin, rënien në ndonjë pusetë të hapur e të padukshme nga rrjedha e ujit, i mori jetën. Kërkoi ndihmë, por e kotë. Humbi jetën aty, rreth shtyllës vrastare. Trupi qëndroi rreth saj për disa orë, pasi askush nuk donte të rrezikonte derisa dikush të ndërpriste energjinë me të cilën ajo furnizohej dhe derisa të kryheshin edhe procedurat e hetimit në vendin e ngjarjes.

Një jetë e ndershme u ndërpre jo nga fati, por nga pakujdesia, neglizhenca.”Po shkonte në punë… çdo ditë, pa munguar. Edhe pse me status invalidi, nuk pranonte të rrinte në shtëpi. I qetë, i thjeshtë. Nuk e meritonte këtë fund”, – thotë një prej të afërmve.

Bardhyli nuk ishte thjesht viktimë e përmbytjeve, por edhe e një sistemi, ndërmarrjeve publike, që shpesh neglizhojnë punen e tyre, mirembajtjen, si dhe rreziqet edhe kur ato raportohen. Shtylla që e vrau ishte paralajmëruar. Por asnjë riparim, asnjë masë, asnjë përgjegjësi.

“Vdiq vëllai im, e kapi korenti. Ka një javë kështu. E thonë të gjithë në zonë që ka korent dhe askush nuk është kujdesur ta riparojë, a ndërpresë furnizimin me energji. Ai me një dorë dhe shkonte e punonte në ndërtim. Kush mban përgjegjësi për këtë? Nuk është rastësi. Mund të parandalohej”, – thotë vëllai i viktimës.

Tashmë, tre fëmijë kanë humbur babain. Një vëlla kërkon drejtësi. Dhe një qytet, edhe pse i mësuar me kronikat e zeza, është tronditur thellë nga ky rast.

Në fund, mbetet vetëm një pyetje e rëndë: Sa jetë të tjera duhet të humbasin, që përgjegjësitë të mbahen seriozisht?

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...