Lëvizja e Gruas mes idealit dhe interesave, Koha për një ringritje të vërtetë

Date:

Share post:

Nga Sevim Arbana

A ka degjeneruar Lëvizja e Gruas në një levizje politike? A ka mbaruar ajo së funksionuari si një zë i pavarur nga interesat e donatorëve, politikës, bizneseve që kanë ambicie për të zënë poste apo për t’u futur në politikë?

Është një pyetje që është bërë që në vitin 1996, kur një lobim i mirë grash u shqetësua dhe u mblodh për të diskutuar. Sot është harruar dhe rendja pas interesave e ka bërë këtë lëvizje inekzistente, acaruese dhe të drejtuar vetëm në një qëllim: marrje fondesh, konsensus me gjithë ata që kanë fuqi dhe teatër i vjetër për ata që ne të gjithë i quajmë “grupe në nevojë”.

Lëvizja e gruas ka nevojë për antikonformizëm, aksion të shpejtë, bashkëpunëtorë dinjitozë, media bashkëpunuese pa dallim qyteti dhe interesi, si dhe njerëz përfaqësues. Pa protagonizëm fals. Pa emra që s’thonë asgjë. A mungon sot kjo?

Ndaj, një grup i vogël grash, por me përfaqësim shumë të madh, nga fusha e medias, biznesit, të drejtave të njeriut, do të mblidhet së shpejti për të parë dilemat dhe rrugët për zgjidhjen dhe funksionimin real të një aksioni qytetar, nga mbarë Shqipëria, për Gruan, interesat e saj, pa dallim qyteti, klase, pozicioni ekonomik dhe politik.

Ne duam që gratë, realisht të kenë pozicionin e tyre, në bazë të meritave, zërit dhe impaktit që kanë në publik. Ne do të guxojmë dhe do të kërkojmë, që në zgjedhjet e ardhshme, të kemi një grua presidente, një grua kryeministre, një grua në gjithë sferat drejtuese, por kurrsesi nga gjiret fallce dhe militanteske të partive, sidomos ato të vjetra, të cilat edhe kuotën e bastarduan, e kthyen në numër, jo në zë.

Ne jemi për gra kualitative, aspak militante.
Gratë për Gratë, jo vetëm një slogan dhe interes, por një realitet!

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...