OBSH në alarm, 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

Date:

Share post:

Më shumë se 100 milionë njerëz në botë përdorin cigare elektronike, thonë shifrat “alarmante” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga ku mendohet se thuajse 15 milionë janë adoleshentë.

Sipas raportit që gjurmon përdorimin e pajisjeve elektronike të duhanpirjes dhe “vape”, në këtë shifër përfshihen të paktën 86 milionë të rritur, pjesa më e madhe nga vendet me të ardhura të larta. 

Raporti thotë se 14.7 milionë të totalit mendohet të jenë fëmijë të moshave 13-15 vjeç. Prevalenca e “vaping” mes adoleshentëve në të gjithë botën është 7.2%. rreth 20.4% e adoleshentëve thanë se janë duhanpirës, por cigarja e zakonshme ka një prevalencë 5.1%.

Autorët e raportit thanë se bazuar në të dhënat e 63 vendeve, shifrat e “vaping” për 13-15 vjeçarët janë “mesatarisht nëntë herë më të larta sesa prevalenca te të rriturit” duke shtuar se “adoleshentët po i përdorin produktet më shumë sesa të rriturit.”

Njëkohësisht theksohet se kjo shifër mund të mos jetë plotësisht e saktë pasi mund të jetë më e lartë.

“Rezultati nuk është surprizues duke konsideruar faktin që industria po shënjestron shumë fëmijët dhe të rinjtë, edhe përmes kanaleve të reja dixhitale që janë pa rregulloret e duhura.”

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje që qeveritë të veprojnë më shpejt dhe më fort në implementimin e politikave efektive për kontrollimin e duhanit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...