Të pastrehët, Zgjidhja e mençur e Gjermanisë për dimrin e ftohtë

Date:

Share post:

Në qytetin gjerman të Ulmit, prej disa dimrash, një nismë inovative po u jep shpresë njerëzve që jetojnë në rrugë gjatë dimrave të ashpër. Quhen “Ulmer Nest”, kabina të vogla diellore që ofrojnë strehë të përkohshme, ngrohtësi dhe siguri për personat pa banesë.

Të ndërtuara nga dru dhe çelik, me shtresa të posaçme izoluese, këto kapsula termike janë vendosur në parqe dhe hapësira publike ku zakonisht ndodhen persona në nevojë. Secila prej tyre mund të strehojë deri në dy persona, duke i mbrojtur nga të ftohtit, era, lagështia dhe reshjet.

Kabinat funksionojnë falë paneleve diellore, të cilat furnizojnë ndriçimin dhe sistemin e ventilimit, duke siguruar ajër të pastër dhe mjedis të thatë brenda. Për më tepër, ato janë të pajisura me sensorë lëvizjeje, që njoftojnë menjëherë shërbimet sociale të qytetit sapo hapet dera. Kjo lejon mirëmbajtjen e rregullt, pastrimin e hapësirës dhe ofrimin e ndihmës në rast emergjence.

Sipas autoriteteve lokale, “Ulmer Nest” nuk synon të zëvendësojë strehimoret tradicionale apo banesat e përhershme. Përkundrazi, ato janë menduar si zgjidhje emergjente, për ata që për arsye të ndryshme, si trauma, probleme të shëndetit mendor apo prania e një kafshe, nuk pranojnë të shkojnë në struktura klasike.

Kjo ide, e lindur në vitin 2019, është rezultat i bashkëpunimit midis Bashkisë së Ulmit, inxhinierëve, projektuesve dhe punonjësve socialë lokalë. Pas suksesit të parë, projekti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke u parë si një model që mund të adoptohet edhe në qytete të tjera evropiane.

Në një kohë kur mungesa e strehimit mbetet një nga sfidat më të mëdha sociale në Evropë, kabinat “Ulmer Nest” dëshmojnë se shpeshherë një zgjidhje humane dhe teknologjikisht e thjeshtë mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për njerëzit më të pambrojtur të shoqërisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...