Gjatë një operacioni të orëve të fundit të policisë është vënë në pranga në Tiranë i shumëkërkuari Aldo Avdylaj.
Aldo Avdylaj është arrestuar nga forcat Operacionale të Policisë, në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik, ju gjet një pistoletë që e mbante nën jastik. Ditë më parë Aldo Avdyli u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në 2021.


Elidon alias Aldo Avdylaj rezulton të jetë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut, të cilit i referohet me nofkën ‘Maloku’. Avdylaj gjithashtu ka organizuar një sërë personash në ruajtjen e shënjestrës.
Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
©️zërionline


