Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Vlorë ku një 17-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.
Nga raportimet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:30, ndërsa viktima i identifikuar si Leandro Shametaj po kalonte rrugën kur u përplas nga një automjet tip “Porcshe”.
Si pasojë e goditjes së fortë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Familjarët e të ndjerit ndodhen në spital dhe, sipas burimeve, kanë kërkuar të tërheqin trupin e pajetë të djalit, por deri në këto momente nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke mbetur në pritje.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


