Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, goditet grupi kriminal në Tiranë

Date:

Share post:

Policia ka goditur një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.

Sipas policisë, qindra objekte me vlera historike dhe kulturore mbaheshin me qëllim shitjen në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, Jetmir dhe Aurel Halilaj, babë e bir.

“Si rezultat i një hetimi intensiv të ndjekur me metoda speciale, për disa javë, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit A. H., 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. H., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:

-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;

-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;

-6 piktura të autorëve të huaj;

-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;

-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;

-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).

Punohet për kapjen e shtetasit J. H., si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

“I mbytur nga frika dhe mosbesimi”, Granit Xhaka pranon falsifikimin e certifikatës COVID-19 dhe largohet nga kombëtarja

Kapiteni i Zvicrës dhe mesfushori i Sunderland, Granit Xhaka, ka tronditur opinionin sportiv duke pranuar publikisht se ka...

Kashar/ Furgoni me pasagjerë përplaset me barrierat e betonit, katër persona te Trauma

Një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë dhe është përplasur me barrierat anësore...

Zjarri rrezikoi banesat, shkrumbohen ullishte dhe dru frutorë në Shushicë të Vlorës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bunavisë dhe Grabianit, në njësinë administrative Shushicë të...

Tragjedi në Durrës, 70-vjeçari humb jetën pas rënies nga ura e Dajlanit

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e 20 shtatorit në Durrës. Ngjarja është bërë e ditur nga Policia...