Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e 20 shtatorit në Durrës. Ngjarja është bërë e ditur nga Policia e Shtetit, e cila njofton sot se rreth orës 06:30, e diel, shtetasi Adem N., banues në Durrës, dyshohet se është hedhur nga ura e Dajlanit.
Sipas policisë, dyshimet paraprake lidhen me gjendjen e rënduar psikologjike të 70-vjeçarit. Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.
©ZëriOnline


