Vrau të atin, gjykata lë në burg Marjan Kodhelin. I dyshuari: Nuk jam i rrezikshëm

Date:

Share post:

I riu që akuzohet për vrasjen e të atit është shfaqur i qetë para gjykatës së Durrësit. Ajo ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Marjan Kodhelin, i akuzuar për vrasjen e babait të tij dhe për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Vendimi u mor këtë të shtunë, më 1 nëntor, gjatë seancës së zhvilluar në orën 10:00, nën drejtimin e gjyqtarit të gatshëm Xhevdet Lika.

Çështja penale me objekt “vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. Kodheli” i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 279/1 të Kodit Penal, solli dinamikën e ngjarjes që ndodhi në kuzhinën e shtëpisë së familjes Kodheli në Shkallnur. Sherri mes at e bir ka nisur për pritjen e njerëzve për ngushëllime, pasi 25-vjeçari kishte humbur gjyshen disa ditë para ngjarjes, po tensionet mes tyre kishin nisur më parë, siç ndodh rëndom në çdo familje ku fëmijët e rritur nuk angazhohen në punë të vazhdueshme. Nga hetimet rezulton se i riu mund të ketë qenë nën presionin e të atit pasi prej muajsh, që nga qershori kur ishte kthyer nga emigrimi, ishte i papunë. Ai donte të shkonte jashtë vendit, por i ati i ka kërkuar të qëndrojë dhe pak për të kryer dhe detyrimet e fundit pas vdekjes së nënës së tij.

Në sallën e gjyqit, i dyshuari deklaroi se nuk ishte ai sulmuesi, por u sulmua nga i ati pa mundur të hedhë dritë mbi versionin e tij, ndërkohë avokatja e tij Tone Lekgegaj kërkoi që për shkak të situatës së shëndetit mendor ai duhet të shtrohet në një spital të specializuar ku të trajtohet.

Tone Lekgegaj

Sipas akuzës, pas sherrit në kuzhinë, djali është larguar nga vendi i ngjarjes ku është kthyer më pas pasi kishte harruar telefonin e larguar sërish.
“Nuk jam i rrezikshëm, më sulmuan”, tha i riu.
Nga kqyrja e trupit të viktimës janë konstatuar 2 goditje në kokë dhe 5 në trup.

Në seancë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e përfaqësuar nga prokurorja Matilda Fetau, kërkoi lënien në fuqi të masës më të rëndë të sigurisë, me argumentin se ekziston rreziku i ikjes dhe i përsëritjes së veprës penale.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari, i sapokthyer nga jashtë vendit, goditi për vdekje të atin me thikë pas një konflikti të çastit. Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia pas disa orësh ndjekjeje intensive.

Marjan Kodheli do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, ndërsa prokuroria vijon mbledhjen e provave për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes që tronditi opinionin publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga 5 tetori nis parkimi me pagesë në Durrës, çfarë duhet të dinë qytetarët

Pas një periudhe përgatitore, Bashkia Durrës ka përcaktuar zonat, tarifat dhe rregullat që do të aplikohen, ndërsa nënkryetari...

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht...

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...