Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Një 50-vjeçar, që udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motomjetit i identifikuar nga policia si Shkëlqim Gjoni ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


