Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku ka humbur jetën Dalan Alliaj.
Fillimisht u raportua se 36-vjeçari ishte plagosur rëndë, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. I riu u plagos në qendër të fshatit.
I plagosuri ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm, por nuk dihet ende kush e ka qëlluar.
Po sipas banorëve i plagosuri 36 vjeçar është nga fshati Levan i Fierit.
“Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit“-njofton policia.
Ky është ngjarja e radhës që trondit vendin. Kujtojmë që ditën e enjte u raportuan 3 vrasje me thikë, ku djali vrau të atin në Durrës, kolegu goditi për vdekje picierin në Tiranë dhe një 42-vjeçar u vra në Berat.
©️zërionline


