Plagosja me armë zjarri në Bathore, policia zbardh ngjarjen

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Policia njofton se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar i ngjarjes. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 24-vjeçari Doaldo Bajrami ka plagosur 24-vjeçarin Elvis Visha në krah, me armë zjarri. 

I riu ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.

Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.

Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini...

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...