Parashqevi Simaku rrëfen dhembjen për të birin: “Kanë kaluar 11 muaj pa të parë, por…”

Date:

Share post:

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjera të jetës së saj, një mesazh drejtuar të birit, Luke, me të cilin është e distancuar prej kohësh. Edhe pse në fillim të këtij viti ata patën një takim prekës pas gati një dekade largësi, marrëdhënia mes tyre nuk u rikthye dot. Prej atij momenti, thotë këngëtarja, i biri është larguar sërish dhe nuk e ka takuar më.

Pas një drame familjare që e përfshiu vite më parë, Simaku ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në rrugët e New York-ut, larg vëmendjes publike dhe larg djalit të saj, me të cilin dikur kishte një lidhje të pandashme. Sot, ajo e rrëfen këtë boshllëk me një dhimbje që nuk fshihet dot.

Në postimin e saj, Simaku shprehet:

“Luke, biri im… më dhemb çdo ditë kur nuk të kam pranë. Kanë kaluar 11 muaj që nuk të kam parë, dhe kjo erdhi pas gati një dekade që nuk e kemi parë njëri-tjetrin. Çdo ditë pa ty është një plagë që nuk shërohet. Rrethanat na ndanë, jo dashuria.”

Ajo kujton edhe ato pak biseda telefonike që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, të cilat, sipas saj, ishin të ftohta dhe të distancuara, si me një të huaj, ndonëse për të çdo fjalë e tij kishte peshë të jashtëzakonshme.

Në mesazhin e saj prekës, këngëtarja rikthehet te momenti i takimit të tyre pas shumë vitesh:

“Ende kujtoj momentin kur më përqafove — ishte sikur bota ndaloi për pak çaste. Aty ndjeva se gjithçka kishte kuptim.”

Megjithë dhimbjen, Simaku thotë se nuk mban inat dhe nuk gjykon. Ajo mbetet një nënë që pret, fal dhe do në heshtje:

“Nuk të mbaj inat, as nuk të gjykoj. Vetëm të dua, siç di ta dojë një nënë. Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote, Luke.”

Ajo e mbyll mesazhin me një apel të butë, por plot kuptim:

“Mos harro, biri im, një ditë edhe ti do të bëhesh prind. Atëherë do ta kuptosh.”

Rrëfimi i Parashqevi Simakut prek, jo vetëm për ndjenjën e një nëne të lënduar, por edhe për kokëfortësinë e dashurisë prindërore, që i mbijeton viteve, largësisë dhe çdo plagë të së shkuarës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Miqësorja Shqipëri-Izrael/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe...

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...