Hetimet e deritanishme mbi atentatin e Rinasit dhe gjendja e agjentit të plagosur

Date:

Share post:

Asgjë e re deri tani nga hetimet mbi atentatin e frikshëm pranë aeroportit të Rinasit. Policia po vijon hetimet për atentatin mafioz që ndodhi të martën e 11 nëntorit në Rinas, ku për pasojë u vra Gilmando Dani 47 vjeç dhe mbeti i plagosur rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Shaljani vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në intubim. Deri më tani nuk ka patur përmirësim të gjendjes shëndetësore të tij.
Për shkak se plumbat i ka marrë në kokë, mjekët nuk kanë realizuar një ndërhyrje kirurgjikale. 40-vjeçari, sipas bluzave të bardha, ka marrë dhjetë plumba, dy prej të cilëve në kokë. Mjekët vijojnë ta mbajnë në monitorim situatën e tij.
Ndërkohë policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë qenë informatorë të autorëve. Këta të fundit e kanë pritur viktimën dhe shokun e tij brenda makinës Toyota, të ndaluar pranë rrethrrotullimit.
Hetuesit po verifikojnë të gjitha makinat e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit. Në fokus janë ata persona që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Gjithsesi deri më tani nuk ka emra konkretë si të dyshuar.

Kujtojmë se Dani dhe Shaljani u qëlluan me armë sapo ishin kthyer nga Barcelona. Dani mbeti i vdekur në vend, ndërsa Shaljani i plagosur në gjendje të rëndë. Gilmando Dani ishte i njohur për drejtësinë për shkak të lidhjeve të tij me Emiljano Shullazin. Muçi Shaljani nga ana tjetër është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...