Detaje të reja mbi atentatin/ U përdorën 4 armë, Punësimi i Muçit në AMP

Date:

Share post:

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri).
Targat e mjetit tip Toyota, djegur ne fshatin Halil, rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese është e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës. Autorët të cilët kanë qenë 4, 3 qitës dhe 1 shofer, nga hetimet rezulton se kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas. Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve policore, një prej autorëve ka përdorur dy armë. Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës Benz. 

Detaje të reja janë zbuluar edhe për Muçi Shaljanin (Sheqeri), i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në atentatin ndaj Gilmando Danit. Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bënë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie. Për këtë arsye ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...