Indrit Cerloj merr drejtimin e Burgut të Durrësit

Date:

Share post:

Kjo javë ka nisur me prezantimin e drejtorit të ri të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Indrit Cërloj. Ai merr drejtimin e këtij institucioni pas një periudhe të shkurtër, tranzitore, gjatë së cilës detyra ishte mbajtur në komandim nga Edmond Llabani.

Para këtij emërimi, Cërloj ka ushtruar funksionin e drejtuesit të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Durrës, ku është angazhuar në fushën e kontrollit sanitar dhe shëndetësor, si dhe në fushata të inspektimit gjatë periudhës së pandemisë. Ai është gjithashtu i njohur për angazhimin e tij në jetën publike lokale dhe ka qenë pjesë e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Ndryshimi në krye të burgut të Durrësit vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në institucionet vartëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në nivel lokal pas kërkesës së kryeministrit Rama, korrikun e kaluar, për rifreskim të drejtuesve. Cërloj pritet të sjellë një qasje të re menaxheriale në administrimin e institucionit, me fokus efikasitetin në zbatimin e detyrave ligjore.

Burgut të Durrësit i janë vënë shpesh në dukje sfidat që lidhen me futjen e objekteve të ndaluara brenda tij dhe burimet njerëzore, ndërsa drejtori i ri do të ketë përpara një detyrë të rëndësishme për të garantuar funksionimin e qetë dhe të rregullt të këtij institucioni, që mban brenda tij emra të njohur të botës kriminale dhe politikës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë ndeshur në lëndë...

Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe...

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Prokuroria ka dhënë disa masa sigurie për disa punonjës banke, mes tyre dy drejtuesit, pasi dyshohet se zbrazën...

Eslin Kurti ngre lart emrin e Durrësit, fiton Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë dhe siguron biletën për në Junior Eurovision

Durrësi ka një arsye të madhe për t’u krenuar. Eslin Kurti, 13-vjeçarja e talentuar dhe nxënëse e shkollës...