Policia kërkon ndihmën e Spanjës, shoqërohen në komisariat 15 persona familjarë e miq të Danit dhe Shaljanit

Date:

Share post:

Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.

Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë-Krujë.

Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët. Deri tani nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimin.

Janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit.

Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerr se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.

Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...