Atentati ndaj Tramp dhe rreziku për demokracinë globale

Date:

Share post:

Atentati i së shtunës ndaj ish-presidentit dhe kandidatit aktual për president, 78- vjeçarit Donald Trump është një nga aktet më të rënda kundër demokracisë, që nga 11 shtatori i dy dekadave të kaluara. Ky incident duket se është produkt i polarizimit politik në ShBA dhe gjuhës së urrejtjes ndaj kandidatëve që po shoqëron këtë fushatë elektorale në rrjetet sociale. Ngjarja trondit fort sigurinë dhe kthehet në një kërcënim për stabilitetin dhe rendin publik duke nxitur një debat jo vetëm mbi masat e sigurisë dhe mbrojtjen e figurave të rëndësishme politike, po mbi sigurinë e kujtdo qytetari dhe demokracisë në tërësi. Gjithsesi pas kësaj të shtune tronditëse, kandidatura e Trump duket se do të konsolidohet, përtej debateve mbi të, por ngjarja sjell pasoja të gjera politike dhe shoqërore.

Atentati ndaj Donald Trump cenon thellë besimin te demokracia amerikane duke sjellë një erozion të fortë të besimit tek ajo. 

Besimi i publikut në proceset demokratike dhe institucionet qeveritare, jo vetëm në SHBA, por edhe globalisht po lëkundet fort duke e cenuar simbolin e demokracisë botërore dhe liderët e saj. Ky akt rriti ndjenjën e pasigurisë dhe nxit frikën për stabilitetin politik dhe shoqëror në vendet demokratike dhe shkuarjen drejt prishjes së rendit aktual, në kërkim të një rendi të ri ende të pakristalizuar.

Ky atentat ndaj një figure politike republikane shënon një incident që mund të thellojnë më tej ndasitë politike dhe të nxisë ekstremizmin në të dyja anët e spektrit politik, ndaj ndërhyrja e shpejtë me masa të gjithanshme dhe zbardhja e plotë e ngjarjes do të mbante nën kontroll këtë situatë që mund të përshkallëzohet. 

Ky incident i tillë tërheq vëmendjen ndërkombëtare dhe mund të ndikojë marrëdhëniet diplomatike, duke dëshmuar dobësitë e sistemeve demokratike ndaj akteve të dhunës dhe lejimit të armëve në duart e popullatës.

Kjo ngjarje dëmton demokracinë globale duke minuar stabilitetin dhe besimin në proceset demokratike dhe institucionet e tyre, ndërsa pritet të fuqizojë pozitat e kandidatit të shenjestruar në politikën amerikane.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...