Pas plagosjes së rëndë: 15-vjeçari ende i intubuar, 14-vjeçari del para gjykatës

Date:

Share post:

Gjendja e përgjithshme e 15-vjeçarit, i cili u plagos rëndë dy ditë më parë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës, paraqitet e qëndrueshme, por ai vijon të qëndrojë i intubuar në repartin e reanimacionit. Mjekët e spitalit të Durrësit bëjnë me dije se adoleshenti po mbahet nën monitorim të rreptë në reanimacion, ndërsa shpresojnë që në orët në vijim të jetë e mundur dalja e tij nga intubimi, nëse gjendja e tij vazhdon të përmirësohet.


Ndërkohë, në Gjykatën e Durrësit pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 14-vjeçarit, autorit të dyshuar të plagosjes së rëndë me thikë. Ngjarja e rëndë, e shkaktuar për motive të dobëta mes adoleshentëve, ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur sërish shqetësimin mbi konfliktet mes të miturve dhe përdorimin e armëve të ftohta.


Në seancën e sotme, Prokuroria pritet të kërkojë masën më të rëndë të sigurisë për të miturin e dyshuar, ndërsa procesi po zhvillohet me dyer të mbyllura, sipas procedurave që parashikon ligji për të miturit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...