Plagoset në Durrës personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuçi (GUCCI)

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Personazhi i njohur në rrjetin social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si GUCCI, mbeti i plagosur në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re.

Sipas Policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe strukturat policore po punojnë për arrestimin e tij. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fabion Kuçi rezulton me precedentë penalë jashtë vendit. Ai ka qenë i dënuar në Angli për disa vepra penale, ku ka vuajtur edhe dënim me burg. Pas kthimit në Shqipëri disa muaj më parë, Kuçi u bë mjaft aktiv në TikTok, ku shpeshherë përfshihej në debate dhe përplasje verbale me personazhe të tjerë të njohur të rrjeteve sociale, si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si “Fire”.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e plagosjes dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...