15-vjeçari plagoset me lëndë piroteknike në Durrës

Date:

Share post:

Një mbrëmje në prag feste u kthye në panik për një familje në Durrës, kur një i mitur 15 vjeç u dëmtua keq në fytyrë, pas dyshimeve se është plagosur nga lëndë piroteknike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të datës 27 dhjetor 2025, ndërsa i mituri është dërguar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dëmtimi dyshohet se ka ndodhur në ambientet e banesës së tij, gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe natyrës së plagëve, 15-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...