Një vit që na vuri në provë, një shpresë që nuk u thye

Date:

Share post:

Në ditën e fundit të këtij viti, kur kalendari përgatitet të kthejë një tjetër faqe dhe koha na fton për reflektim, por dhe veprim duam të ndalemi për një moment ndryshe. Jo për të renditur vetëm lajmet, por për të thënë Faleminderit.

Faleminderit ju, lexues dhe ndjekës të portalit tonë informativ, faleminderit atyre që na lexojnë çdo ditë, që na ndjekin në rrjetet sociale, që ndajnë, komentojnë, kritikojnë dhe sugjerojnë. Prania juaj ka qenë forca jonë më e madhe në një vit sfidash, rritjeje dhe përgjegjësish të shtuara.

Ky vit nuk ka qenë i lehtë. Kronika e zezë na ka vënë shpesh përballë lajmeve të rënda, ngjarjeve që kanë tronditur familje, komunitete dhe ndërgjegje. Problemet sociale, vështirësitë ekonomike, padrejtësitë dhe dhimbjet njerëzore kanë qenë pjesë e përditshmërisë sonë si gazetarë dhe si qytetarë. T’i raportosh dhe përzgjedhësh këto ngjarje me korrektësi, ndjeshmëri dhe përgjegjësi ka qenë një nga sfidat më të mëdha të këtij viti.

Por mes lajmeve jo të mira, kemi zgjedhur të mos humbasim kurrë fokusin te njeriu. Kemi treguar histori që frymëzojnë, shembuj solidariteti, guximi dhe shprese. Njerëz të zakonshëm që, në heshtje, bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Pikërisht këto histori na kanë kujtuar pse gazetaria ka ende kuptim. Për të informuar, por edhe për të dhënë shpresë.

Rritja jonë si portal nuk ka qenë vetëm në shifra, por në besim. Besimi që na keni dhënë duke na lexuar çdo ditë, duke na ndjekur në çdo platformë dhe duke qenë pjesë aktive e këtij komunikimi të përbashkët. Ky besim është përgjegjësi dhe motivim për vitin që vjen.

Ndërsa hyjmë me shpejtësi në një vit të ri, dëshirojmë që ai të sjellë më shumë lajme të mira, më pak dhimbje dhe më shumë solidaritet e mirëqenie. Shpresojmë për një shoqëri më të ndjeshme, më të drejtë dhe më njerëzore. Më shumë paqe dhe dashuri në familjet tona.

Për secilin prej jush, urojmë shëndet, paqe dhe forcë për të përballuar sfidat personale, por edhe për të mos humbur kurrë shpresën.

Viti i ri le të na gjejë më të vetëdijshëm, më të bashkuar dhe më të gatshëm për të ndërtuar së bashku.

Gëzuar Vitin e Ri dhe faleminderit që jeni me ne!!!

Zëri Online

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...