Dita e parë e vitit 2026 ka nisur me lajme të bukura në Durrës, aty ku dy jetë të reja kanë ardhur në botë, duke sjellë gëzim dhe shpresë për familjet e tyre dhe për të gjithë qytetin.
Ashtu si në maternitetet e Tiranës ku foshnjat e para qenë vajza, pak pas mesnate, edhe në maternitetin e Durrësit gjatë ditës së sotme dy bebe, të dyja të seksit femër, kanë lindur, në ditën e parë të Vitit të Ri. Njëra prej tyre peshon 3600 gram, ndërsa tjetra 2400 gram. Lindjet shënojnë një fillim të mbarë për vitin 2026, me jetë të reja që hapin sytë për herë të parë në këtë ditë simbolike. Ndërkohë vitet e fundit numri i lindjeve ka ardhur në rënie dhe pse Durrësi është rajon me popullsi të dendur.

Gjithsesi në një ditë që shpesh shoqërohet me bilance dhe reflektime për vitin që lamë pas, ardhja në jetë e dy vajzave sjell një mesazh të fortë shprese dhe vazhdimësie. Mes urimeve dhe emocionit të prindërve, ky vit i ri nis me dy buzëqeshje të reja dhe me premtimin e jetës që vazhdon plot shpresë e besim.
©️zërionline


