Tragjedi në Orikum/ Dhunë në familje, Vdekje dhe vetëvrasje brenda pak minutash

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mesditën e sotme, më 02.01.2026, në Orikum, ku dhuna në familje ka përfunduar në humbje jete dhe vetëvrasje.

Rreth orës 13:30, Urgjenca Kombëtare ka njoftuar strukturat përkatëse se shtetasja Sose Bozhani, rreth 48 vjeçe, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore. Mjekët kanë konstatuar në trupin e saj, veçanërisht në zonën e grykës dhe pjesë të tjera, shenja të dukshme dhune, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç.

Pavarësisht ndërhyrjes, gruaja ka ndërruar jetë në banesë, duke shënuar një tjetër rast të rëndë dhune ndaj grave, me pasoja fatale.

Vetëm 20 minuta më vonë, rreth orës 13:50, shërbimet e Policisë, pasi kanë shkuar në banesën e bashkëshortit, kanë konstatuar të vetëvrarë me armë zjarri shtetasin Llogora Xhebro. Pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm, që forcon dyshimet se ai i ka dhënë fund jetës pas ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të kësaj tragjedie, që tronditi komunitetin lokal dhe rikthen me forcë në vëmendje plagën e dhunës në familje.

Ngjarja mbetet në hetim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...