Aksident fatal pranë Portit të Durrësit, humb jetën një këmbësor 68-vjeçar

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas policisë, rreth orës 18:44, në rrugën paralele me atë të portit, në vendin e njohur si “Marfish”, një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori, shtetasi Rifat Murra, 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vend, për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...