Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në lagjen nr.4 në Durrës. Një këmbësor rreth 60 vjeç ka humbur jetën në ngjarjen rrugore që ndodhi pak minuta më parë në rrugën paralel me portin detar.
Policia bëhet me dije se ka ndaluar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje viktimën, ndërsa po heton shkaqet e aksidentit.

©️zërionline


