Merr taksi nga Tirana drejt Fushë-Krujës dhe kryen grabitje me armë zjarri, Shpallet në kërkim i riu

Date:

Share post:

Një skenar i denjë për filma. Pasditen e së hënës një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë-Krujë në një pikë karburanti.

Sipas burimeve policore, një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve.

Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë.
Nè afèrsi tè Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetè drejtimin e makinës, ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marë paratë dhe celularin.

Pasi ka vjedhur taksistin, autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...