Arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman, i përfshirë në një hetim për trafik droge

Date:

Share post:

Aktori turk Can Yaman është arrestuar në Turqi në kuadër të një hetimi për trafikimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike mes personazheve të njohur, gazetarëve dhe VIP-ave të Stambollit. Yaman, shumë i famshëm për rolet e tij si protagonist në disa seriale televizive të suksesshme, është arrestuar së bashku me edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktorja Selen Gorguzel.

Shtatë të arrestuarit po i nënshtrohen një sërë testesh në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim verifikimin nëse, kur dhe çfarë lloj droge kanë konsumuar. Ndërkohë, policia gjatë natës së kaluar ka kryer bastisje në 9 klube nate të ndryshme në metropolin buzë Bosforit, duke arrestuar disa shpërndarës droge dhe menaxherët e lokaleve ku dyshohet se shiteshin substanca narkotike.

Në javët e fundit, në kuadër të të njëjtit hetim, më shumë se 20 personazhe të botës së spektaklit, VIP-a dhe gazetarë kishin rënë në rrjetën e policisë. Yaman është dërguar së bashku me të arrestuarit e tjerë, përfshirë edhe menaxherë lokalesh, në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për të verifikuar përdorimin e mundshëm të drogës. Operacioni po drejtohet nga Zyra Hetimore për Kontrabandën, Trafikun e Narkotikëve dhe Krimet Ekonomike e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, prokuroria nuk kishte lëshuar një urdhër-arrest për Can Yaman në kuadër të hetimeve që po zhvilloheshin. Aktori dyshohet se është gjetur me lëndë narkotike me vete ndërsa ndodhej brenda njërit prej lokaleve të kontrolluara gjatë operacionit dhe për këtë arsye është vënë në pranga.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...