Personi që shihni në foto duke u larguar me vrap, është i paraburgosuri i SPAK-ut Altin Ndoci, 39 vjeç, gjatë momentit kur u ka ikur nga duart policëve të burgut, teksa ndodhen në pavionin infektiv të spitalit të Durrësit. Edhe pse me rrezikshmëri të lartë masat e marra për sigurinë e tij kanë lënë për të dëshiruar duke çuar në arratisjen e tij.
Pasi ka goditur me grusht një prej efektivëve që e shoqëroi në tualet, pas daljes prej aty, ai është larguar me vrap nëpër shkallë drejt parkimit.
Ka nxituar nga kati i tretë i Infektivit ku ndodhet dhoma e sigurisë së lartë për të burgosurit dhe ka arritur që të largohet me vrap drejt parkimit ku deklarohet se e priste një makinë Audi e bardhë me të cilën u largua.
Një prej efektivëve që e ndoqi ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë gjatë tentativës për ta ndaluar, por pa rezultat. Plumbi ka bërë rikoshet po për fat nuk ka dëmtuar askënd përreth.

©️zërionline


