Arratisja e Altin Ndocit, Ja arrestimet në Burgun e Durrësit

Date:

Share post:

Pas arratisjes së ndodhur një ditë më parë të të paraburgosurit Altin Ndoci, i arrestuar disa vite më parë nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, hetimet kanë sjellë masa të menjëhershme ndaj stafit të Burgut të Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar 8 punonjës të këtij institucioni, ndërsa drejtuesit janë pezulluar nga detyra. Të gjithë personat e ndaluar dyshohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me shkelje të rënda të protokolleve të sigurisë që dyshohet se kanë mundësuar arratisjen.

Të arrestuarit janë:

  • Aulon Çuko, kryeinfemier i burgut
  • Dezdemon Pazaj, shef i komanduar i Policisë së Burgut të Durrësit
  • Dorian Saraçi, efektiv i Policisë së Burgut
  • Sali Ferollari, efektiv i Policisë së Burgut
  • Preng Marvataj, efektiv i Policisë së Burgut
  • Fation Baçi, efektiv i Policisë së Burgut
  • Aranit Çela, efektiv i Policisë së Burgut
  • Violeta Uka, specialiste e informacionit

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se mungesa e kontrollit dhe neglizhenca në ushtrimin e detyrës nga disa hallka të stafit kanë krijuar kushte të favorshme për largimin e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e Altin Ndocit, si dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë konkrete institucionale që çuan në këtë ngjarje të rëndë, e cila ka vënë në pikëpyetje sigurinë e të dënuarve jashtë sistemin penitenciar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...