Rama sulmon gjyqtarët dhe prokurorët: U bëjmë duva dhe u paguajmë rroga më të larta sesa të vetes, por ende s’ka drejtësi për 21 Janarin!

Date:

Share post:

Familjarë të 4 protestuesve të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar të vitit 2011, kanë bërë ecjen e përvitshme duke vendosur lule në vendin ku ata humbën jetën. Ata vendosën karafila në vendet ku u vranë Ziveri, Faiku, Hekurani dhe Aleksi 15 vite më parë. Bashkë me ta dhe shumë qytetarë dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se 15 vitet që kanë kaluar pa drejtësi për ngjarjet e 21 janarit përbëjnë një boshllëk të madh për familjarët e dëshmorëve, duke i cilësuar si një jetë poshtërimi për ata që humbën të afërmit. Rama theksoi se gjatë gjashtë viteve të fundit, shteti ka krijuar “mure dhe ceremoniale” dhe ka paguar rroga të larta, pa llogaritur gabimet e institucioneve të reja dhe të shtetit të drejtësisë. “Sa herë që vjen kjo ditë për ju, familjarët e katër dëshmorëve, mbi kurrizin tonë rëndojnë gurët e mllefit dhe të mërzisë në vendin që me të drejtë ndihet i tradhëtuar dhe i përdorur nga drejtësia e re”, shtoi kryeministri. Rama u shpreh se i kupton plotësisht ndjenjat e familjarëve dhe nuk e mirëkupton atë që e akuzon atë për pandëshkueshmëri lidhur me ngjarjet e 21 janarit. “Unë ndihem i zbrazur dhe i dobët në shpirt kur shoh se 21 janari erdhi me hijen e padrejtësisë mbi shpinën e vetë”, deklaroi ai. Ai tha se SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësinë pas vendimit që dha Strasburgu lidhur me këtë ngjarje. Rama kujtoi se prej vitesh prokurorët specialë po paguhen me rrogat më të larta dhe se është e pajustifikueshme mosveprimi në këtë çështje. 

“U janë tretur trupat nën dhe nuk u ka ardhur koha të prehen të qetë sepse as përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë, as pavarësimi i pushtetit gjyqësor dhe rënia e kultit të pandëshkueshmërisë nuk kanë mjaftuar gjer më sot për të zhdukur hijen e padrejtësisë së 21 janarit. Nuk ka mbajtur as vendimi rrëqethës i Strasburgut më shumë sesa dy vjet më parë që prokurorët specialë të kësaj republike t’ia kishin kërkuar deri tani Gjykatës Speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërore të 21 janarit, ndërkohë që vetëm në emër të drejtësisë, të barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh ne u bëjmë atyre veç “duavara dhe hosanara” dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetes dhe presidentit pa llogaritur justifikimin me durim e heshtje nga ana jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese si gabime të rritjes të një institucioni të ri dhe jetik të së shtetit të së drejtës. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe nuk e pretendoj pretendimin prej atyre që ç’nuk komentojnë dhe akuzojnë me gishtin e ngritur në drejtimin tonë dhe timin posaçërisht kur vjen fjala për pandëshkueshmërinë që mban peng 21 janarin. Por ndihem njësoj i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë kur shoh se si kalo një vit tjetër dhe 21 janari ngelet me hijen përqeshëse të padrejtësisë së madhe me padrejtësinë e vet.”, tha ai.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...