Humb jetën në burgun e Shkodrës, 20-vjeçari rumun, hetohet për shkakun

Date:

Share post:

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë këtë fundjavë në burgun e Shkodrës. Viktima është identifikuar si Nicolae Ionnut Erion Deliver, 20 vjeç, me origjinë nga Rumania dhe banues në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, i riu u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit, nga ku u dërgua në Spitalin e Koplikut, si më i afërti, ku mjeku i urgjencës konstatoi vdekjen e tij.

Drejtoria e Burgjeve bëri me dije se gjatë paradites së sotme, 20-vjeçari është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, gjë që solli njoftimin e menjëhershëm të stafit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, atij iu konstatuan parametra jetësorë të ulët, u dha ndihma e parë dhe u vendos transportimi i menjëhershëm drejt urgjencës së spitalit, por pa mundur të mbijetojë.
Nicolae Ionnut Erion Deliver ishte arrestuar në tetor të vitit 2024 për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe që nga 10 tetori i vitit 2024 ndodhej në IEVP Shkodër pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet edhe raporti mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, si dhe hetimet për të kuptuar çfarë e çoi të riun drejt vdekjes dhe rolin e punonjësve në shërbim.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...