Policia e Gjirokastrës deklaron se ka arrestuar shtetasin Klement Krusa, 39 vjeç, nga Dibra dhe me banim të përkohshëm në Gjirokastër, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksuaisht një vajze 12-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij.
Sipas burimeve zyrtare, zbulimi i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë nga strukturat e Policisë së Gjirokastrës përmes metodave hulumtuese.
Policia vijon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, bëhet me dije se Klement Krusa ishte arrestuar disa ditë më parë në kuadër të një aksioni blic të përbashkët nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës. Ai, së bashku me vëllanë e tij binjak, dyshohet se janë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.
Gjatë operacionit policor të zhvilluar më 18 janar, në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, policia gjeti dhe sekuestroi:
- 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë),
- 1 armë të ftohtë (thikë),
- 3 krehëra,
- municion luftarak,
- 1 maskë,
- 3 aparate celularë.
Megjithatë, Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë K. Krusën, gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë.
Sot, 39-vjeçari është arrestuar sërish, këtë herë për dyshime për ngacmim seksual ndaj të miturës, vajza e bashkëjetueses së tij.
Burime policore bëjnë me dije se Klement Krusa dhe vëllai i tij binjak dyshohet se janë larguar nga Dibra për shkak të konflikteve dhe shmangjes së gjakmarrjes, duke u strehuar në Gjirokastër.
Hetimet vijojnë.
©️zërionline


