“Storm” godet sërish në Durrës, apartament prostitucioni i maskuar në Vollga

Date:

Share post:

Një apartament i marrë me qira në një nga zonat më të frekuentuara të Durrësit ishte shndërruar në vatër të një aktiviteti të paligjshëm, që u zbulua pas dy javësh hetime intensive nga Policia e Shtetit. Operacioni policor i koduar “Storm”, në fazën e tij të 14-të, u finalizua me procedimin penal të katër personave dhe sekuestrimin e shumave të konsiderueshme parash e provave materiale.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, zhvilloi një hetim dyjavor me metoda proaktive dhe speciale, që çoi në zbulimin e një apartamenti të përshtatur posaçërisht për ushtrimin e prostitucionit, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës.

Si rezultat i operacionit, u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetase braziliane, Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira ambientin dhe e kishin përshtatur për këtë aktivitet të paligjshëm. Po ashtu, për veprën penale “Prostitucioni” u proceduan edhe dy shtetas shqiptarë, E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambient, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit të paligjshëm.

Sipas veprimeve hetimore, rezultoi se apartamenti ishte përshtatur posaçërisht për ushtrimin e prostitucionit, ndërsa aktiviteti zhvillohej në mënyrë të organizuar dhe të fshehur, në një zonë të frekuentuar të qytetit.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...