Sherr i dhunshëm në Durrës, një i proceduar dhe dy në kërkim

Date:

Share post:

Një konflikt i çastit i shndërruar në dhunë fizike dhe dëmtim prone ka çuar në ndërhyrjen e Policisë në Durrës, duke vënë në lëvizje strukturat hetimore dhe Prokurorinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, ndaj shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla.

Në të njëjtën kohë, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në të njëjtën lagje.

Sipas hetimeve, të premten, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një sherri për motive të dobëta, tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe. Po ashtu, gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet tip “Ford Focus”, duke u thyer xhamat e derës së shoferit dhe të pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...