U plagos në Shijak pas konfliktit me dy kushërinj, ndërron jetë te Trauma 45-vjeçari Çumani

Date:

Share post:

Denis Çumani, 44-vjeçari që u plagos mbrëmjen e ditës së martë në Shijak nga dy kushërinj, ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në spital.
Çumani u plagos pas një konflikti shkak i të cilit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Hetimet tregojnë se i plagosuri kishte ngacmuar një vajzë, e cila ndodhej në një lidhje me shtetasin Dorian Ferra.

Në momentin e ngjarjes, Dorian Ferra ndodhej në një lokal së bashku me vajzën, ndërsa kjo e fundit po merrte vazhdimisht mesazhe nga Denis Çumani, të cilat ajo i kishte fshirë për të shmangur përplasjen. Pas insistimit të Ferrës për të mësuar identitetin e personit që po i shkruante, ai është vënë në dijeni për situatën.
Më pas, Dorian Ferra, së bashku me kushëririn e tij Indrit Ferra, janë drejtuar drejt banesës së Denis Çumanit, ku dyshohet se e kanë dhunuar fillimisht me grushte dhe shkelma.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar i kanë vendosur armën e zjarrit fillimisht në kokë dhe më pas në brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur rëndë.

I dëmtuari u transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, dy kushërinjtë Ferra janë larguar nga vendngjarja dhe vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....