Qendra e trajnimit për qen nën hetim, dy bashkëshortë në kërkim

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy bashkëshortë, administratorë të një qendre trajnimi për qen, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bëjnë me dije se në kërkim janë shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Sipas kallëzimeve të dy shtetasve, R. I. dhe M. D., ata kanë dërguar qentë e tyre për trajnim pranë kësaj qendre, por më pas nuk i kanë marrë më, duke pretenduar se janë mashtruar nga administratorët e saj.

Policia po punon për kapjen e dy bashkëshortëve dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....

Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike

Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike,...

Transportonin drogë drejt Ksamilit, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit të koduar "Transportuesit", pasi dyshohet se...