Çfarë është gjendja e të fiktit dhe si të reagojmë?

Date:

Share post:

Gramos Hodaj, Mjek pranë Spitalit Universitar të Traumës

Gjendja e të fiktit, ose lipotimia, ndodh kur truri nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak dhe tensioni arterial maksimal bie poshtë shifrave 60 mmgh.

Kjo situatë e pakëndshme shëndetësore shkakton humbje provizore të koshiencës, e cila rikthehet shpejt në normë. Gjendja e të fiktit mund të mos ketë ndonjë rëndësi mjekësore, por shkaku mund të jetë një çrregullim serioz mjekësor, që shpesh ka lidhje me zemrën dhe jo vetëm. Prandaj humbja e koshiencës duhet të trajtohet si urgjencë mjekësore, deri sa të largohen simptomat dhe të gjendet shkaku.

Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para si, marrje mendsh, djersë profuze të ftohta, turbullim të shikimit dhe tharje të gojës, personi shtrihet ose ulet diku në tokë, në një vend të freskët dhe merr lëngje nga goja, pa përmbajtje alkoli, kafeinë dhe sheqer.

Kërkoni ndihmë mjekësore, nëse gjëndja e të fiktit ju ndodh më shumë se një herë.

Si duhet të veproni kur ndjeni se po ju bie të fikët?

Shtrihu ose ulu menjëherë diku dhe për të reduktuar mundësinë e rikthimit të kësaj gjendjeje, mos u çoni në këmbë shumë shpejt.

Nëse po qëndroni ulur, vendoseni kokën midis dy gjunjëve.

Si duhet të veproni, nëse dikujt tjetër i bie të fikët?

Vendoseni personin me shpinë në tokë dhe nëse nuk vereni që të ketë dëmtime trupore, si dhe personi merr frymë, ngrini të dy këmbët e personit mbi nivelin e zemrës.

Lirojeni nga rripat, kollaret dhe veshjet e ngushta.

Për ta shmangur ndjenjën e të fiktit përsëri, mos e çoni personin nga pozicioni shtrirë, më këmbë shumë shpejt!

Nëse brenda një minute, personit nuk i rikthehet koshienca, telefono 127 për ndihmë mjekësore urgjente!

Kontrollo frymarrjen, kontrollo pulsin dhe nëse vereni që personi nuk merr frymë, filloni menjëherë CPR, ose ringjalljen kardio-pulmonare, deri sa të mbërrijë ndihma mjekësore, ose personi të filloje të marrë frymë përsëri

Nëse personi kur ka rënë në tokë është dëmtuar, kontrollo për mundësinë e ndonjë plage me hemorragji dhe përpiqu ta ndalosh, duke shtypur direkt mbi të.

Në këto ditë të nxehta vere, shqetësimet e para të vapës shfaqen menjëherë nga ekspozimi në diell i kokës dhe qafës, kur janë të pambrojtura, duke shkaktuar dhimbje të forta koke, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve, ndjenjë të fikti me humbje ndjenjash, shqetësime nervore, konvulsione dhe ndonjëherë vdekje.

Evitoni daljet në orët e pikut, 10 paradite deri 16 mbasdite!

Përdorni lëngje me shumicë, kryesisht ujë, si dhe lëngje nga fruta të freskëta!

Eliminoni lëngjet që përmbajnë sheqer dhe kafeinë, si dhe përdorni në dietën tuaj ditore perime të stinës!

Tregoni kujdes për higjenën personale dhe shmangni mejdiset e ndotura, dhe të pa ajrosura mirë!

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i...

Arrati nga policia, përplas 5 automjete në Durrës, në kërkim 31-vjeçari që theu arrestin në shtëpi

Një ndjekje policore me momente tensioni është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Gjithçka, sipas policisë,...

Romë dhe egjiptianë protestojnë para Bashkisë Durrës, prej 9 muajsh pa bonus qeraje

Mosmarrja e bonusit të qerasë, që mbulohet 50 % nga bashkia, prej nëntë muajsh ka nxjerrë në protestë...

Heqja e murit rrethues në Kakome, kompania denoncon dëmtimet në pronën private

Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në zonën e...