Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein

Date:

Share post:

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen e njohur si “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.

Në sqarimin e saj, Jahjaga thekson se gjatë ushtrimit të detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Ajo sqaron se përmendja e emrit të saj në disa media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila, sipas saj, nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të.

Sipas ish-presidentes, emri i saj nuk figuron askund në dokumentet e publikuara së fundmi. Në emailin e përmendur nga palët e treta, përmendet vetëm “Presidenti i Kosovës”, pa u specifikuar se për cilin president bëhet fjalë, si dhe pa ekzistuar ndonjë kërkesë për takim në emër të saj apo të ndonjë presidenti tjetër.

“Çdo raportim ndryshe është insinuatë dhe mashtrim i opinionit publik, gjë që mund të vërehet lehtësisht nga dokumentet e publikuara”, thekson Jahjaga në reagimin e saj.

Ajo thekson se nuk e ka njohur, nuk e ka takuar dhe nuk ka kërkuar kurrë takim me personin në fjalë, në asnjë nga pozicionet që ka mbajtur deri më tani.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...