Zbulohet laboratori i ekstazisë në Tiranë

Date:

Share post:

Operacioni “Blu Punisher”, dy persona në Tiranë kanë përfunduar në pranga për prodhim dhe shitje të ekstazisë. Në banesën e personave Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, policia gjeti një lloj laboratori që shërbente për ta kthyer produktin në tableta që më pas shiteshin në lokalet e natës të kryeqytetit. Ata kanë lidhje farefisnore xhaxha e nip.

Ekstazi vinte nga Italia në rrugë tokësore, të cilën e shisnin më pas 3000 lekë kokrra. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”.

Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm).

Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA).

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton polica. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...