Kapet me 163 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër

Date:

Share post:

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap me 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara të paligjshme.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Ornaldo Çerenishta, 19 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi është kryer pas kontrolleve të ushtruara në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Shkodrës.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, u sekuestruan 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 telefona celularë, një sasi lënde djegëse, një automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës në vitin 2019, si dhe dy targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë në vitin 2025.

Sipas Policisë, kontrollet janë kryer edhe në banesat e disa shtetasve të tjerë të dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në vijim të hetimeve të nisura nga operacionet e mëparshme “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”.

“Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “Livadhet 3”. Vihet në pranga një 19-vjeçar. Sekuestrohen nga banesa e tij, 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës Shkodrër, finalizuan operacionin e koduar “Livadhet 3”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi: Ornaldo  Çerenishta, 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur dhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara “Lvadhet 1” dhe “ Livadhet 2 “, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...