AKU bllokon 2.4 tonë djathë, sallam dhe fruta të thata pa etiketë te tregu agroushqimor në Tiranë, 1.6 mln gjobë për 5 subjekte

Date:

Share post:

Pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë duke konstatuar 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata) në 5 subjekte tregtare. Për pasojë, AKU vendosi gjithsej 7 gjoba për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore, pas një denoncimi të ardhur për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata). Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë. AKU do të vijojë kontrollet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit” thuhet në njoftimin për shtyp të AKU. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...