Operacioni i SPAK kundër mashtrimeve financiare përmes call center-ave në Shqipëri çoi në një tjetër arrestim. Policia ka ndaluar në Tiranë shtetasin italian Cosimo Notari Stefano, me urdhër të Prokurorisë. Hetuesit e përfshijnë atë në një grup të organizuar që dyshohet se ka mashtruar qytetarë të huaj nëpërmjet investimeve të rreme në bursat Forex, duke shkaktuar dëme në vlera të konsiderueshme.
Notaristefano është vënë në pranga në Portin e Durrësit, teksa po tentonte të largohej nga vendi.
ai ishte në kërkim që prej 16 janarit, pas operacionit që u zhvillua në ambientet e një kulle në kryeqytet, ku dyshohet se ushtronte aktivitetin subjekti në fjalë.
Sipas mediave italiane, në qendër të hetimeve në vendin fqinj është Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i cili akuzohet për rekrutimin e të rinjve për t’i dërguar në Tiranë për të mashtruar mijëra italianë.
Ndër menaxherët e këtyre Call Centerave mashtrues, që u kthyen në Itali pas operacionit në Shqipëri, thuhet se është Carmine Vicinanza, djali i Alfonso-s.
Për të vjedhur kursimet e mijërave qytetarëve evropianë, sidomos atyre italianë, niste nga këto zyra në kullat në qendër të Tiranës mashtrimi i gjoja investimit online. Sipas hetimeve, nga 20 deri në 30 milionë euro në muaj dyshohet se arrinte të grabiste grupi kriminal.
Mashtrimi niste me një telefonatë të një gjoja konsulenti të ‘fininvest’ që premton fitime të lehta me një investim minimal prej 250 eurosh
©️zërionline


