Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Angli!

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar është vrarë me thikë. Sipas BBC, viktima është Lorik Abazi 22 vjeç, i cili u qëllua me thikë ditën e diel në Croydon.

Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 01:15, kur shërbimet e urgjencës gjetën tre të rinj të qëlluar me thika. Abazi, u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërrroi jetë. Dy të tjerët, të moshës 21 vjeç, u dërguan gjithashtu në spital, njëri prej të cilëve mbetet në gjendje kritike për jetën.

Aktualisht policia ka arrestuar 7 persona në lidhje me krimin. Tre janë autorët e dyshuar të vrasjes, dy vajza 25 vjeçe, dhe një djalë 28 vjeç.Sipas BBC njëra prej vajzave u lirua më vonë me kusht.

Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sherrit mes të rinjve mbeten ende të pa zbardhura.

Hetuesit kanë bërë thirrje që cilido të ketë informacion apo video nga kamera të sigurisë të bashkëpunojë me policinë për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë familjarët e Abazit e përshkruajnë të riun si një djalë të kujdesshëm, inteligjent e të sjellshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...