Rrugët që vrasin, Një tjetër jetë e humbur në asfalt

Date:

Share post:

Një tjetër jetë e humbur në asfaltin e aksit Thumanë-Kashar, një tjetër familje e shkatërruar dhe një tjetër lajm që po bëhet rutinë në kronikat e zeza.

Mesnatën e kaluar, në këtë segment rrugor, një 48-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me automjetin e drejtuar nga një 22-vjeçar. I riu u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Por përtej njoftimit zyrtar dhe procedurave ligjore, mbetet një realitet i hidhur: rrugët në vend vazhdojnë të marrin jetë. Aksi Thumanë-Kashar ku shpejtësia e mjeteve i kalonshpesh normat e lejuara dhe i konsideruar si një ndër segmentet kryesore të qarkullimit, po përmendet gjithnjë e më shpesh për aksidente fatale. Pyetja që lind është e drejtpërdrejtë: a është bërë mjaftueshëm për sigurinë rrugore?

Shpejtësia tej normave, mungesa e kontrollit efektiv, sinjalistika e papërshtatshme apo infrastruktura me probleme janë faktorë që përmenden shpesh në rrugët tona, por rrallë shoqërohen me përgjegjësi konkrete. Ndërsa statistikat e aksidenteve shtohen, reagimi institucional duket se vjen gjithmonë pas tragjedisë, jo përpara saj, ose dhe mungon fare.

Një 48-vjeçar humbi jetën. Një i ri përfundoi në pranga. Dhe një tjetër natë u mbyll me sirena dhe drita blu në një rrugë që duhet të garantonte lëvizje të sigurt, jo fund tragjik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...