Eksportet në rënie: Janari 2026 hapet me sinjale alarmi për ekonominë

Date:

Share post:

Viti 2026 ka nisur me frenim për tregtinë e jashtme. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet u tkurrën me 4.5% në janar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke dhënë një sinjal të qartë se ekonomia po përballet me presione serioze që në muajin e parë të vitit.
Rënien më të madhe e kanë ndikuar grupet:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2.9 pikë përqindje
  • “Tekstile dhe këpucë” me -1.8 pikë përqindje
  • “Produkte kimike dhe plastike” me -0.4 pikë përqindje

Bëhet fjalë për sektorë që tradicionalisht kanë mbajtur peshën kryesore të eksporteve shqiptare. Tkurrja e tyre tregon jo vetëm luhatje ciklike, por edhe dobësi strukturore që po zgjasin prej disa vitesh.
Në kahun pozitiv, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” shënuan rritje me 13%, duke kontribuar me +1.4 pikë përqindje, ndërsa “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” shtuan vetëm +0.1 pikë përqindje. Megjithatë, kjo rritje nuk arriti të kompensojë rënien e sektorëve tradicionalë.
Edhe eksportet e ushqimeve, të cilat zakonisht kanë pasur një trend më të qëndrueshëm, shënuan një tkurrje të lehtë në janar, duke shtuar më tej presionin mbi bilancin tregtar.

Fasoni në vështirësi: -5.8% në janar

Më shqetësues mbetet sektori i tekstileve dhe këpucëve. Pavarësisht pritshmërive për rikuperim pas tre viteve rënie, janari 2026 nisi me një tjetër goditje: eksportet e fasonit ranë me 5.8%, duke zbritur në 8 miliardë lekë.
Largimi i kompanive italiane dhe rritja e kostove të prodhimit duket se po rëndojnë më tej një sektor që ka qenë për vite me radhë shtylla e punësimit dhe eksporteve në vend. Rënia e eksporteve në fillim të vitit është më shumë se një statistikë mujore. Ajo sinjalizon mungesë konkurrueshmërie, varësi nga sektorë me vlerë të shtuar të ulët dhe ekspozim të lartë ndaj tregjeve të jashtme.

Nëse trendi vijon, presioni mbi kursin e këmbimit, punësimin dhe rritjen ekonomike do të jetë i pashmangshëm. Janari 2026 nuk është thjesht një muaj i dobët, është një paralajmërim që kërkon reagim të shpejtë dhe politika më të qarta për mbështetjen e prodhimit vendas dhe rritjen e vlerës së shtuar në eksporte.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...