Reshjet e djeshme të shiut kanë lënë gjurmë në shëtitoren bregdetare Taulantia, në zonën e njohur si Vollga. Këndi i lojërave është përmbytur, me pellgje uji që mbulojnë sipërfaqen ku zakonisht luajnë fëmijët dhe pushojnë të moshuarit.
Mungesa e alternativave në Durrës e bën të dobishëm edhe në këto kushte.

Megjithatë, kjo e shtunë me diell nuk i ka ndalur vizitorët. Fëmijët ngjiten në rrëshqitëse dhe përfundojnë mes ujit, të lagur por me buzëqeshje, ndërsa të rriturit vijojnë lojërat e tavolinës me këmbët në ujë.
Fundjava solli kthjellim në qiell, por pasojat e përmbytjeve të djeshme mbeten ende të dukshme në terren.

©️zërionline


