Foshnja humb jetën, nis procedimi penal ndaj mjekut në Durrës

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje në Durrës, pas humbjes së jetës së një foshnjeje vetëm pak orë pas lindjes në maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës. Rasti ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Ivirt Shkreli, 43 vjeç, me detyrë mjek në këtë spital. Procedimi është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. B., e cila ka deklaruar se më 19.02.2026 ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, fëmija ka ndërruar jetë disa orë më vonë.

Humbja e një jete të saponisur është një dramë njerëzore dhe një ngjarje e rëndë për çdo familje. Megjithatë, raste të tilla, sado të dhimbshme, sipas mjekeve ne maternitetin e Durresit, mund të ndodhin edhe në praktikën mjekësore.

Në këtë fazë, pretendimet janë objekt hetimi. Do të jetë ekspertizat mjeko-ligjore dhe hetimet e Prokurorisë ato që do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me neglizhencë mjekësore apo me ndonjë ndërlikim shëndetësor. Deri atëherë, procedimi penal mbetet një hap ligjor për zbardhjen e së vërtetës dhe jo një vendim mbi fajësinë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...