Opozita iraniane shpall Qeveri të Përkohshme pas sulmeve, synohet Republikë Demokratike

Date:

Share post:

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka shpallur krijimin e një Qeverie të Përkohshme, duke e paraqitur këtë hap si fillimin e një procesi për transferimin e sovranitetit tek populli iranian dhe ndërtimin e një Republike Demokratike. Vendimi vjen në një klimë të tensionuar, pas sulmit të raportuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Në deklaratën e publikuar më 28 shkurt 2026, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit thekson se iniciativa mbështetet në planin me dhjetë pika të paraqitur nga udhëheqësja e opozitës, Maryam Rajavi, më 20 qershor 2020. Sipas NCRI-së, ky plan përbën bazën politike të periudhës së tranzicionit dhe modelin e ardhshëm të qeverisjes së vendit.

Në thelb të dokumentit qëndron refuzimi i sistemit aktual klerikal dhe vendosja e sovranitetit popullor përmes një republike të ndërtuar mbi votën e lirë, universale dhe pluralizmin politik. Platforma parashikon zgjedhje të lira, ndarjen e pushteteve dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Po ashtu, plani përfshin garantimin e lirive civile, si liria e fjalës, e organizimit politik, e tubimeve, e shtypit dhe e internetit. Një tjetër pikë kyçe është shpërbërja e strukturave që opozita i cilëson si represive, përfshirë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe institucione të tjera të sigurisë, të cilat konsiderohen si mekanizma shtypjeje ndaj qytetarëve.

Shpallja e Qeverisë së Përkohshme shihet nga opozita si një hap drejt një tranzicioni politik, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në terrenin politik dhe diplomatik në ditët në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...